Për herë të parë, bota investoi aq para për zëvendësimin e lëndëve djegëse fosile sa shpenzoi për prodhimin e naftës, gazit dhe qymyrit, sipas një analize nga BloombergNEF, përcjell Fol Drejt.
Investimet globale në tranzicionin e energjisë së pastër arritën në 1.1 trilion dollarë në vitin 2022, afërsisht e barabartë me shumën e investuar në prodhimin e karburanteve fosile, sipas raportit të firmës kërkimore “Tendencat e Investimeve të Tranzicionit të Energjisë 2023”. Asnjëherë më parë shuma e shpenzuar për kalimin në energjinë e rinovueshme, makinat elektrike dhe burimet e reja të energjisë si hidrogjeni nuk ka arritur në 1 trilion dollarë. /FolDrejt/