16 nxënës të Qendrës së Kompetencës në Skenderaj, kanë nënshkruar kontrata me kompaninë R&Rukolli, për punë praktike me pagesë dhe fillim të aplikimit të sistemit dual në shkollat profesionale. Nxënësit do të kenë mundësi për aftësim profesional në kompani të ndryshme me pagesë.
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci u shpreh se sot po nis zbatimi në praktik i sistem dual, sistem për të cilin u shpreh se nga viti i ardhshëm shkollor do të nis së implementuari sipas sistemit gjermanofolës.
Ajo tha se në buxhetin e këtij viti si MAShTI, kanë ndarë 3 milionë e gjysmë euro për sigurinë e nxënësve gjatë punës praktike.
“Është kënaqësi e veçantë që të shoh se po fillon zbatimi në praktik i sistemit dual në Kosovë, ndonëse kjo është një sfidë e re dhe parakusht që të jetë e suksesshme në mënyrë që ne të fillojmë nga viti shkollor 2022-23 fillimin e implementimit dual sipas sistemeve gjermano-folëse në disa profile që ka qenë një nga premtimet tona e që besoj që do të arrijmë ta implementojmë në sa paku katër programe gjatë vitit të ardhshëm shkollor. Ky pilotim që po fillon tani me ndihem edhe të Fondacionit Besa dhe përkrahjen e biznesit dhe që falënderojmë Rukolli për këtë mundësi për punë praktike me pagesë për nxënësit tanë duke uruar dhe besuar se do jetë një shembull i suksesshëm dhe motiv për nxënësit tjerë që vitin e ardhshëm shkollor që do fillojnë me profile por edhe për bizneset tjera që do të ofrojnë këtë mësim në praktikë”, tha ajo.
Ministria e Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari u shpreh se përkrah këto iniciativa sepse industria kosovare po vuan për fuqi punëtore të kualifikuar.
Ajo u shpreh se Kosova po shihet si potencial nga investitorët e huaj dhe detyrë e vendit tonë është t’u ofrojë atyre punëtorë të kualifikuar.
Ministrja e Tregtisë u shpreh se aktualisht po punojnë në Ligjin për Ristrukturim të Odës Ekonomike të Kosovë, përmes të cilit do të certifikohen bizneset për trajnime për nxënësit kosovarë.
“Si ministre e Ndërmarrësisë jam e zotuar për sa më shumë të ofroj përkrahje për të gjetur mundësin ndërmarrëse që të sjellin mundësitë për t’i trajnuar edhe nxënësit sepse nxënësit tanë vërtetë kanë nevojë për arsimim profesional sepse ndërmarrjet tona po vuajnë për të pasur fuqi punëtore të kualifikuar….Unë vërtetë e shoh që industria jonë po vuan shumë për mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar, por aq më shumë brengosëse është se shumë investitorët tani Kosovën e shohin si potencial për investime, është një premtim se ka me pasur shumë punë për të rinjtë tanë sepse Kosova po shihet si potencial për të investuar edhe nga Gjermani e vendet tjera evropiane të cilët largohen nga vendet e largëta për të investuar në Kosovë më afër me arsyen e tyre që të kenë më pak shpenzime dhe më pak kosto dhe si ne si Kosovë duhet t’u ofrojmë fuqinë punëtore të kualifikuar dhe është një premtim për rininë tonë se do të ketë punë në Kosovë“, theksoi ajo.
Ndërsa, Ilir Seferi nga Besa Fondacion, tha se tashmë për herë të parë në Kosovë po fillon implementimi i sistemit dual në Kosovë.
“Sot është dita e 19 prej 15 marsit besoj që është një sukses i mirë sepse ne kolegët ndërmarrës shqiptarë në Bavari, kemi kolegët ndërmarrës në Kosovë duke shtjelluar funksionimin e sistemit dual, i cili thotë se nxënësit që janë duke kryer profesionin paguhen gjithashtu prej kompanisë dhe kjo është për herë të parë në Kosovë”, tha ai.
Kurse, drejtori i kompanisë R&Rukolli, Rrustem Rukolli tha se e mbështet këtë projekt pasi krijon mundësi që për nxënësit të bëhet atraktiv vendi i punës dhe qëndrimi në Kosovë.
“Ne e përkrahim këtë nisem e mbështesim është nismë shumë e mirë është një dritare e re për juve urojnë e ta shfrytëzoni dhe kompanitë të tjera të veprojnë kështu sikurse ne sepse duke iu ofruar nxënësve që edhe me nxënë dije por edhe njëkohësisht më e u pagua ua bëjmë edhe më tërheqëse dhe atraktiv vendin e punës dhe njëkohësisht edhe qëndrimin në Kosovë”, tha ai.