Ministri i Naftës i Pakistanit, Musadiq Malik njoftoi se vendi i tij porositi naftë bruto nga Rusia për herë të parë me një çmim të reduktuar.
Sipas marrëveshjes midis Islamabadit dhe Moskës, Pakistani do të blejë vetëm naftë të papërpunuar dhe jo të rafinuar, raportoi Reuters, përcjell Fol Drejt.
Nëse transaksioni i parë shkon pa probleme, Pakistani do të importojë 100,000 fuçi naftë bruto në ditë nga Rusia, tha Malik./FolDrejt/