Pesë studentë nga Kosova do të ndjekin studimet në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Kjo po ndodhë për herë të parë dhe po vlerësohet se do të shërbejë si urë bashkëpunimi mes institucioneve të sigurisë të të dyja vendeve.
Zëvendësdekanja e Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Etleva Smaçi, në një intervistë për KosovaPress thotë se mes Shqipërisë dhe Kosovës ka një bashkëpunim të bazuar në pranimin e ushtarakëve në nivele të ndryshme të karrierës në kurset institucionale atje.
Të gjithë oficerët e rinj të pranuar për studime në shkencat ushtarake në Shqipëri kostot e shkollimit i kanë të mbuluara nga shteti. E Smaça thotë se kjo vlen edhe për studentët nga Kosova.
“Studimet ushtarake në Republikën e Shqipërisë janë plotësisht të subvencionuara nga shteti. Pra, kur një student pranohet pranë Akademisë në Fakultetin e Mbrojtjes dhe Sigurisë, ai ka të siguruar fjetjen, ushqimin, uniformën.
Bile, në momentin e parë që ai titullohet oficer, në të njëjtën merr edhe një pagesë që është një pagesë mujore. Pra, kosto e studimeve është zero… Padyshim kjo vlen edhe për studentët që vijnë nga Kosova”, tregon ajo.Raporton Telegrafi.com përcjell Foldrejt.com