Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka bërë të ditur se për katër ditë, në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë kryer 73 raste të lindjeve, prej tyre 18 me operacion.
“Vlen të përmendet se, për të dy gjinitë, numri i foshnjave është i njëjtë: 38 foshnje femra dhe 38 meshkuj”.
“Sipas raportit të punës për tri ditët e fundit të javës së shkuar dhe për të hënën e kësaj jave, 3 lindje u regjistruan me binjakë”, thuhet në njoftim./FolDrejt/