“Krejt qeveria ka 294 nëpunës shtetëror, sekretariati i M.O. çuditërisht ka 1550 nëpunës shtetëror të punësuar, e që rin në shtëpi mbi 10 vite, për shkak të paaftësisë së Zëvendës kryeministrit që e udhëheq këtë sektor.
Duke mos shkuar në punë nuk zhvillohen aftësitë. Menaxhimi me resurse humane në institucione nënkupton: rekrutimin, seleksionimin, vendosjen në punë, edukimin, formimin, zhvillimin, vlerësimin dhe shpërblimin e të rinjve shqiptar, që ato të jenë të aftë dhe konkurrues me të tjerët. Këtë proces ata as në ëndërr se kanë parë,” shkruan mes tjerash deputeti Izet Zeqiri duke bashkëngjitur edhe një tabelë.