Për nder të festës së 8 Marsit, ushtarakët e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes( KDS) në shenjë respekti dhe mirënjohje organizuan aktivitete dhe vizita tek familjet e dëshmorëve në komunat: Ferizaj, Shtime, Lipjan, Hani Elezit, duke vizituar gjithsej 98 nëna dhe gra të dëshmorëve të UÇK-së.
Kështu ka njoftuar ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook.
“Ushtarakët e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes( KDS) në shenjë respekti dhe mirënjohje për sakrificën njerëzore që Nënat tona kanë përjetuar, organizuan aktivitete dhe vizita tek familjet e dëshmorëve në Komunat: Ferizaj, Shtime, Lipjan, Hani Elezit, duke vizituar gjithsejt 98 nëna dhe gra të dëshmorve të UÇK-së.
Mesazhi i shumë nënave gjatë vizitës ishte ,,mu duk se djali mu qu nga varri dhe ma uroj 8 Marsin”, “edhe nëse sot vdes, nuk më mbetet merak vetëm a më erdh Ushtria e Kosovës në shtëpi”.
Nderi dhe respekti u takon nënave tona e në veqanti nenave të deshmorve, ndërsa lavdia u takon vetëm dëshmorëve të kombit!”, thuhet në postimin e ministrit Mehaj./FolDrejt/