Fol Drejt
E premte, 9 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

Për një hapësirë publike bashkëkohore, që rikujton rezistencën për liri

2 vjet më parë
in OP/ED
Koha e leximit: 7 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Hapësira publike e gjithë bulevardit “Nënë Tereza” nga fillimi në fund, duke përfshirë edhe hapësirën publike të kampusit universitar duhet të trajtohet në mënyrë gjithëpërfshirëse përmes një konkursi të mirëfilltë ndërkombëtar arkitektonik. Përmes një detyre projektuese të përgatitur në mënyrë profesionale, që do të ishte bazë e shpalljes së konkursit arkitektonik e urbanistik të hapësirës publike qendrore të kryeqytetit, ky konkurs do të duhej të trajtonte: dizajnin urban të gjithë bulvardit, arkitekturën e peizazhit dhe në mënyrë të veçantë të kaluarën historike të rezistencës për liri. Brenda detyrës projektuese të konkursit të parashihet edhe kërkesa për projektimin e sheshit të memorialit të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij, anëtarëve tjerë të familjes Jashari dhe bashkëluftëtarëve të rënë në Epopenë e UÇK-së më 5, 6 dhe 7 mars 1998 në Prekaz, kërkesa për projektimin e sheshit të memorialit të simbolit të rezistencës sonë kombëtare, Adem Demaçi, sheshit të memorialit të udhëheqësit të shquar të lëvizjes sonë kombëtare, Jusuf Gërvalla dhe bashkëveprimtarëve të tij Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, sheshin e rektorit historik të Universitetit të Prishtinës Ejup Statovci dhe ngjarjeve të tjera me rëndësi historike e kulturore për Kosovën. Nga ky konkurs do të duhet të rrjedhin edhe konkurset e veçanta arkitektonike për Memorialin e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij, anëtarëve tjerë të familjes Jashari dhe bashkëluftëtarëve të rënë në Epopenë e UÇK-së dhe konkurset tjera për udhëheqësit e lëvizjes sonë kombëtare, Adem Demaçi, Jusuf Gërvalla, Ukshin Hoti dhe rektorin Ejup Statovci

Shkruan: Arianit Bytyçi, arkitekt*

Është thënë dhe është shkruar nga shumë krijues, shkrimtarë, filozofë, arkitektë dhe njerëz të dijes se mënyra se si e trajton hapësirën publike një shoqëri, flet shumë për vlerat që përfaqëson ajo shoqëri. Për më tepër, është thënë e është shkruar po ashtu një gjë edhe më e rëndësishme: mënyra se si e trajton të kaluarën historike një shoqëri, dëshmon për vizionin se si do ta ndërtojë të ardhmen ajo shoqëri.
Mënyra se si është trajtuar hapësira publike në kryeqytetin tonë, në Prishtinë, thënë në mënyrën më të kujdesshme: lë shumë për të dëshiruar. Janë ndërtuar sheshe e bulevarde kryesisht pa koncepte të mirëfillta urbanistike e arkitektonike, madje edhe pa shpalljen e konkurseve të mirëfillta arkitektonike, të cilave do të duhej t’iu paraprinin detyra projektuese me objektiva dhe vizion të qartë arkitektonik. Si rezultat i kësaj qasjeje institucionale, këto hapësira publike janë trajtuar parcialisht, pa dizajn adekuat urban, ku mungon po ashtu trajtimi i mirëfilltë i arkitekturës së peizazhit, ku nuk ekziston ndërlidhje e dizajnit urban mes këtyre hapësirave publike dhe ku nuk trajtohen në mënyrë adekuate edhe ndërtesat dhe përmbajtjet tjera, të cilat i rrethojnë ato hapësira publike.

Lexoni edhe..

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

Porosit Web Porosit Web

Së fundmi, qeverisja e kryeqytetit ka vendosur për jetësimin e planit rregullues të një pjese të qendrës së kryeqytetit, ku parashihet që hapësira e rrugës nga ndërtesa e katedrales “Nënë Tereza” deri të sheshi “Zahir Pajaziti” të jetë shesh publik. Në këtë mënyrë, Prishtinës do t’i krijohet një hapësire publike e mirëfilltë nga ndërtesa e Katedrales e deri tek Kuvendi i Kosovës, me synimin që pas ndërtimit të rrugës nëntokësore në rrugën “Agim Ramadani”, kjo hapësirë publike të vazhdojë deri tek pjesa e qytetit të vjetër të Prishtinës. Po ashtu, do të ketë mundësi që bulevardi të vazhdojë të ndërlidhet edhe me rrugën “Garibaldi” deri tek ndërtesa e Bankës Qendore të Kosovës. Dhe, kështu bashkë me parkun e gjelbëruar të hapësirës së Kampusit Universitar dhe Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Prishtina e ka shansin e jashtëzakonshëm të krijimit të një hapësire të mirëfilltë publike, ku do të integroheshin vlerat origjinale arkitektonike e urbanistike, arkitektura e peisazhit dhe trajtimi bashkëkohor i të kaluarës sonë historike.

Mbi të gjitha, në hapësirat publike të kryeqytetit tonë, nuk është trajtuar në mënyrë të mirëfilltë as e kaluara jonë historike. Prishtinës, si kryeqytet i shtetit të lirë e të pavarur të Kosovës, për të cilin shtet u sakrifikua bashkë më familjen dhe bashkëvendësit e tij, edhe 23 vite pas çlirimit i mungon memoriali i komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri me 5, 6 dhe 7 mars 1998 në Prekaz. Ashtu siç e kam thënë në korrik të vitit të kaluar përmes një shkrimi autorial, ky memorial përveçse do të shpërfaqte figurën e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit, ai duhet të jetë monument gjithëpërfshirës ku duhet të paraqitet flijimi i të gjithë familjarëve të ngushtë, anëtarëve tjerë të familjes Jashari dhe bashkëluftëtarëve të rënë në Epopenë e UÇK-së më 5, 6 dhe 7 mars 1998 në Prekaz.

Madhështia e Epopesë së Jasharajve qëndron pikërisht në faktin se kanë rënë heroikisht tri gjenerata: ka rënë heroikisht komandanti legjendar, vëllai i tij, babai e nëna, bashkëshortja dhe fëmijët e tij e vëllezërve, bashkëshortet e vëllezërve, daja i komandantit, kanë rënë prindërit e luftëtarëve të orëve të para të UÇK-së, Musa e Sahit Jashari, dhe bashkëluftëtarët tjerë. Prandaj, duhet te ketë monument të të gjithë Jasharajve të flijuar për lirinë e Kosovës. Është rast unikat në histori, kur në një betejë bien heroikisht duke luftuar komandanti legjendar i një ushtrie çlirimtare bashkë me familjen e tij. Prandaj, e gjithë kjo histori e sakrificës dhe e flijimit duhet të përjetësohet ashtu siç ka ndodhur, në mënyrë të vërtetë.

Sipas mendimit tim, memoriali i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, familjes dhe bashkëluftëtarëve të tij duhet të planifikohet e të ndërtohet në një lokacion adekuat urbanistik brenda hapësirës së bulevardit “Nënë Tereza”, në hapësirën e fillimit të këtij bulevardi. Ndërtimi i memorialit në lokacionin e përmendores së “Vëllazërim-bashkimit” nuk është aspak ide e mirë, madje ide shumë tendencioze, për arsye se ajo përmendore është dëshmi e një koncepti antihistorik në bazë të të cilit ka ndodhur edhe gjenocidi i regjimit serb në Kosovë. Përmendorja e treshtyllëshe e “vëllazërim-bashkimit” ashtu siç ka propozuar ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së e veprimtari i çështjes kombëtare, Bardhyl Mahmuti, duhet të shndërrohet në Përmendore të gjenocidit shtetëror serb në Kosovë.

Ndërtimi i memorialit të Adem Jasharit e familjes së tij në atë hapësirë publike është fyerje për historinë e sakrificës së komandantit Adem Jashari e familjes së tij, është fyerje për Kosovën. Prandaj, memoriali i Adem Jasharit duhet ndërtuar në fillim të bulevardit “Nënë Tereza”, në një vend qëndror i cili do të përcaktohet pas një analize gjithëpërfshirëse përmes një konkursi ndërkombëtar.

Për më tepër, mendoj se brenda hapësirës së bulevardit kryesor të kryeqytetit dhe hapësirës publike të kampusit universitar duhet planifikuar edhe sheshi dhe shtatorja e simbolit të rezistencës sonë kombëtare, Adem Demaçi, memoriali i veprimtarit të shquar të lëvizjes sonë kombëtare, Jusuf Gërvalla dhe bashkëveprimtarëve të tij Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, shtatorja e veprimtarit të dalluar kombëtar, profesorit Ukshin Hoti, shtatorja e rektorit historik të Universitetit të Prishtinës Ejup Statovci, si dhe të evidentohen në mënyrë adekuate edhe vendndodhja e ndërtesës së gjimnazit “Xhevdet Doda” të Prishtinës, e cila është rrënuar padrejtësisht duke shembur një kujtesë kolektive të një historie të edukimit në frymën e rezistencës për çlirim, të evidentohet me pllakë rikujtimi edhe druri ku udhëheqësi i dalluar i lëvizjes sonë kombëtare, Hydajet Hyseni i është drejtuar demonstruesve të vitit 1981, të evidentohen edhe ngjarjet e mëvonshme që kanë ndodhur brenda hapësirës së bulevardit “Nënë Tereza” siç janë demonstratat e fundviteve ’80-të dhe ’90-të. Duhet potencuar, se edhe ideja e promovuar së fundmi e skulpturës së rezistencës së veçantë të z.Faik Rexhepi në hapësirën e sheshit “Zahir Pajaziti” është për t’u përshëndetur. Por, duhet të kihet kujdes në origjinalitetin e skulpturës, në mënyrë që të ndërtohet skulptura në mënyrë sa më profesionale dhe origjinale.

Si përmbledhje, dua të propozoj që hapësira publike e gjithë bulevardit “Nënë Tereza” nga fillimi në fund, duke përfshirë edhe hapësirën publike të kampusit universitar duhet të trajtohet në mënyrë gjithëpërfshirëse përmes një konkursi të mirëfilltë ndërkombëtar arkitektonik. Përmes një detyre projektuese të përgatitur në mënyrë profesionale, që do të ishte bazë e shpalljes së konkursit arkitektonik e urbanistik të hapësirës publike qendrore të kryeqytetit, ky konkurs do të duhej të trajtonte: dizajnin urban të gjithë bulevardit, arkitekturën e peizazhit dhe në mënyrë të veçantë të kaluarën historike të rezistencës për liri. Brenda detyrës projektuese të konkursit të parashihet edhe kërkesa për projektimin e sheshit të memorialit të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij, anëtarëve tjerë të familjes Jashari dhe bashkëluftëtarëve të rënë në Epopenë e UÇK-së më 5, 6 dhe 7 mars 1998 në Prekaz, kërkesa për projektimin e sheshit të memorialit të simbolit të rezistencës sonë kombëtare, Adem Demaçi, sheshit të memorialit të udhëheqësit të shquar të lëvizjes sonë kombëtare, Jusuf Gërvalla dhe bashkëveprimtarëve të tij Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, sheshin e rektorit historik të Universitetit të Prishtinës Ejup Statovci dhe ngjarjeve të tjera me rëndësi historike e kulturore për Kosovën.

Pas përzgjedhjes së fituesit të këtij konkursi arkitektonik dhe urbanistik të të gjithë hapësirës publike qendrore të kryeqytetit, nga ky konkurs do të duhet të rrjedhnin edhe konkurset e veçanta arkitektonike për Memorialin e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij, anëtarëve tjerë të familjes Jashari dhe bashkëluftëtarëve të rënë në Epopenë e UÇK-së dhe konkurset tjera për udhëheqësit e lëvizjës sonë kombëtare, Adem Demaçi, Jusuf Gërvalla, Ukshin Hoti, rektorit Ejup Statovci, etj.

Është me rëndësi të theksohet se në të gjitha konkurset për memorialët, duhet potencuar objektivi dhe vizioni për memorialë bashkëkohor, me qëllim që duke prezantuar në mënyrë sa më humane sakrificën, flijimin dhe kontributin për liri, të dizajnohen e të ndërtohen memorialë me vlera origjinale arkitektonike, artistike dhe skulpturore, të cilat do të ishin unike në historinë e arkitekturës e të skulpturës botërore, pra memorialë që do t’i mbijetonin kohës dhe që do t’ia rrisnin vlerën dhe kuptimin hapësirës publike. Në asnjë mënyrë nuk duhet kopjuar qasja e projektit megaloman të shtatoreve të Shkupit, i cili projekt është kritikuar gjerësisht nga mediat botërore si një projekt i shtrembërimit të historisë dhe i kiçit.

Është momenti i fundit, që Prishtina të këtë hapësirën e duhur publike me vlera të mirëfillta arkitektonike, e cila do t’ia jepte Prishtinës përfundimisht vulën e një kryeqyteti bashkëkohor.

_____________________________________________________

*Qëndrimet e autorit në këtë rubrikë, jo domosdo paraqesin edhe qëndrimet e redaksisë për këtë çështje

Tags: Arianit BytyçiarkitektKosoveKryeqytetiprishtina
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Emërimi i Nenad Rashiqit irriton Beogradin, Vuçiq: Kurti po i nxjerr nga fundi i vaskës bashkëpunëtorët e tij serbë

Lajmi tjetër

Përse Gjermania ka nevojë për fuqi punëtore?

Të ngjajshme

LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

14 Nëntor, 2024
OP/ED

Blakaj: Harris dhe Trump, protagonistët e tragjikomedisë botërore

8 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM