Dy persona kanë rrezikuar të mbyten në plazhin e Ranës së Hedhur në Shëngjin.
Ata janë marrë me urgjencë nga ambulanca dhe po dërgohen në spitalin e Lezhës.
Deri më tani nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Lezha ditën e sotme është përfshirë nga moti me shi dhe erëra, duke shkaktuar dallgë në det.
Pushuesit kanë vendosur të largohen nga bregdeti, ndërsa në rrugët kryesore është krijuar trafik i rënduar./tch/