Pasi producentja malazeze Lejla Kashiq akuzoi këngëtarin Antoni Pushiq, i njohur më mirë si Rambo Amadeus, për ngacmim seksual, UNICEF-i e ndërpreu bashkëpunimin me të deri në njoftimin e radhës, shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.
“UNICEF është në dijeni të akuzave kundër Antoni Pushiq. Angazhimi i tij me UNICEF-in është pezulluar deri në njoftimin e radhës. UNICEF ka një politikë zero tolerance ndaj çdo forme të sjelljes seksualisht të papërshtatshme, pasi është në kundërshtim me vlerat thelbësore të UNICEF-it,” thuhet në njoftimin e UNICEF.
Kujtojmë se Kashiq ka akuzuar Rambo Amadeus se e ka prekur në mënyrë të papërshtatshme gjatë regjistrimit të emisionit “Dnevnica” dhe se e ka quajtur “budallaqe”.
Sipas producentit, grupi i xhirimeve e ka marrë vesh vetëm pasi janë fikur dritat e kamerës, ndonëse në lëndën e parë ka edhe një video në të cilën Pushiq e quan atë “budallaqe”.
Kashiq më vonë shtoi se “autoritetet kompetente do të informohen për gjithçka”. /FolDrejt/