Më shumë se 300 fluturime në aeroportet gjermane të Dusseldorf dhe Koln Bonn janë anuluar sot për shkak të grevës 24-orëshe të sindikatës Verdi.de, njoftoi administrata e të dy aeroporteve.
Aeroporti i Dusseldorfit njoftoi sot se 205 nga 330 të planifikuara janë anuluar, ndërsa 29 janë devijuar në aeroporte të tjera dhe shtatë janë zhvendosur për nesër, përcjell Fol Drejt.
Nga 136 fluturimet e zakonshme të pasagjerëve të sotëm nga Aeroporti i Kolnit të Bonit, 131 u anuluan që në mbrëmjen e së dielës./FolDrejt/