Në aeroportin e Berlinit janë anuluar sot të gjitha nisjet, si dhe një sërë fluturimesh në hyrje, për shkak të grevës njëditore të personelit të sigurisë.
Aeroporti i Brandenburgut i Berlinit njoftoi të shtunën se fluturimet po anuloheshin për shkak të një greve të thirrur nga sindikata Verdi, e cila po kërkon të ushtrojë presion shtesë në negociatat për rritjen e pagave, raporton Reuters.
Një zëdhënës i aeroportit tha se rreth 240 fluturime ishin planifikuar për të hënën, transmeton Fol Drejt.