Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka njoftuar sot se po tërhiqet nga Masters në Madrid, pasi ende nuk është rikuperuar nga lëndimi.
“Siç e dini, unë pësova një dëmtim të rëndë në Australian Open. Fillimisht duhej të isha jashtë për gjashtë deri në tetë javë, dhe deri më tani kam qenë jashtë për 14 javë. Realiteti është se situata e dëmtimit nuk është ajo. E prisja, ndoqa të gjitha këshillat e mjekëve, por rikuperimi nuk po shkon mirë dhe jam në një situatë të vështirë”, ka thënë Nadal në rrjetet sociale, përcjell Fol Drejt.
Ai mungoi në turnetë në Barcelonë dhe Monte Carlo për shkak të lëndimit./folDrejt/