Aeroporti Stansted në Londër ka pezulluar të gjitha fluturimet, i cili u detyra të mbyllte pistën për shkak të kushteve të këqija atmosferike.
Më shumë se 50 fluturime u anuluan ose u vonuan në dy aeroporte të tjera në Londër, kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Heathrow dhe Gatwick, pasi bora, akulli dhe mjegulla mbuluan vendin, sipas BBC, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Aeroporti Stansted në deklaratën e saj njoftoi se mbrëmë është mbyllur pista për shkak të pastrimit të borës dhe se të gjitha fluturimet janë pezulluar.
Gjithashtu bëhet e ditur se sot do të ketë hyrje dhe dalje të kufizuar të avionëve në Heathrow. Nuk specifikohet nëse do të ketë anulime të fluturimeve në Stansted dhe Gatwick.
Ndërkohë, vonesa pati edhe në shërbimet hekurudhore për shkak të kushteve të këqija të motit në Britani të Madhe, kurse në disa autostrada u raportuan aksidente./FolDrejt/