Sipas raportit të Policisë së Kosovës, personi në fjalë kishte pësuar lëndim të rëndë, si rrjedhojë e heqjes së pajisjeve mbrojtëse, me ç’rast kishte rrezikuar sigurinë në vendin e punës, shkruan Fol Drejt.
“Bresje 11.07.2023 – 10:51. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke punuar në një objekt kishte pësuar lëndime me ç’rast i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ku gjatë trajtimit mjekësor ka ndërruar jetë” – thuhet ndër të tjera në raport.
Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./FolDrejt/