Në Kosovë janë ndaluar pajisjet kineze të telekomunikimit nga Kina si Huawei dhe ZTE me arsyen se paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare të vendit.
Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) ka udhëzuar bizneset që të mos ofertojnë në prokurim publik me pajisje kineze dhe ruse të teknologjisë.
Në një njoftimin e tyre uebfaqen e e-prokurimit, ata kanë bërë të ditur se pajisjet kineze dhe ruse të teknologjisë si “Huawei” dhe “AO Kaspersky Lab” janë të ndaluara me dispozitat ligjore në fuqi në Kosovë.
KRPP-ja ka thënë se kompanitë të cilat ofertojnë në tenderë me pajisje kineze dhe ruse të teknologjisë do të përjashtohen automatikisht nga konkurrenca.
“Autoritetet Kontraktuese duhet të sigurohen që paisjet, shërbimet dhe prodhuesit e specifikuar nuk i takojnë vendeve (shteteve) për të cilat Qeveria e Kosovës ka vendosur sanksione në import/eksport, ose vendeve, prodhimet, shërbimet dhe furnizimet e të cilave konsiderohen si të pabesueshme nga ndonjëra prej organizatave/vendeve, siç janë: Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO, OECD ose Shoqata Evropiane për Tregëti të Lirë”, thuhet në njoftimin e KRPP-së.
Kompanitë që ndalohet janë: Dahua Technology Company, Hikvision Digital Technology Company, Huawei Technologies Company, AO Kaspersky Lab, ZTE Corporation dhe Hytera Communications Corporation. /FolDrejt/