Një fabrikë e letrës në Suedi njoftoi të enjten pezullimin e prodhimit për shkak të çmimit të lartë të energjisë.
Jens Olson, drejtor ekzekutiv i Lessebo, njoftoi vendimin, duke u bërë thirrje politikanëve të ndërmarrin hapa konkrete në lidhje me rritjen e çmimeve të energjisë, raportoi kanali lokal SVT, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Fabrika në fjalë kishte rreth 110 të punësuar.
Ndërkohë, fabrika përmes një deklaratë bëri të ditur se fatura vjetore e energjisë elektrike prej 30 milionë korona (2.78 milionë dollarë) u rrit në 190 milionë krona (17.6 milionë dollarë)./FolDrejt/