Rusia do të kërkojë që më 22 shkurt të mbahet një seancë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në të cilën do të diskutohet sabotimi i vitit të kaluar në gazsjellësin Nord Stream, njoftoi sot misioni rus në Shtetet e Bashkuara.
Gazetari investigativ amerikan Seymour Hersh së fundmi publikoi në blogun e tij pretendimin se sulmi ndaj tubacioneve ruse të gazit në Detin Baltik u krye shtatorin e kaluar me urdhër të presidentit amerikan Joseph Biden, raporton Reuters.
Ai deklaroi se mjetet shpërthyese nën gazsjellësin rus Nord Stream u vendosën nga zhytësit e marinës amerikane në qershor, si pjesë e stërvitjes ushtarake “Baltops”./FolDrejt/