Të hënën, policia ndaloi një tren ekspres (ICE) në Hamburg pas një telefonate në të cilën një burrë kërcënoi se do të sulmonte trenin.
Në tren ishin 130 pasagjerë. Të gjithë duhej të largoheshin nga treni dhe policia kontrolloi të gjitha vagonat me qen.
“Megjithatë, nuk u zbuluan substanca të rrezikshme”, tha zëdhënësi i policisë federale, shkruan Fenix-magazine.
Policia njoftoi se në orën 14:25 një telefonues anonim i tha policisë se do të sulmonte trenin.
“Kishte një mundësi që të ishte ICE 681, i cili u ndalua në stacionin hekurudhor të udhëtarëve Hasselbrook. Të 130 pasagjerët duhej të largoheshin nga treni”, u tha në njoftim.
Operacioni i kërkimit zgjati rreth tre orë. Të dhënat personale të disa pasagjerëve meshkuj janë regjistruar për shkak se telefonuesi ka qenë mashkull. Policia nuk ka dhënë asnjë informacion të mëtejshëm për rastin e të hënës mbrëma, transmeton Fol Drejt.