Policia ka paralajmëruar banorët e Hamburgut të Gjermanisë që të mbyllin dritaret pasi tymi i zi i ngarkuar me kimikate nga zjarri që ka përfshirë disa magazina do të fryhet në qytet.
Agjencia gjermane e lajmeve dpa raportoi se zjarri shpërtheu rreth orës 4:30 të mëngjesit në rrethin e Rotenburgzort, në pjesën lindore të qytetit të dytë më të madh të Gjermanisë, përcjell Fol Drejt.
Tymi u përhap prej andej drejt qendrës së qytetit, prandaj u desh të ndaloheshin trenat ndërqytetës midis Hamburgut dhe Berlinit dhe qyteteve të tjera.
Banorët u lajmëruan përmes një aplikacioni të telefonit celular duke i këshilluar ata të mbyllnin dritaret, të fiknin ventilimin dhe klimatizimin dhe të shmangnin zonën. Nuk pati raportime për të lënduar.
Transmetuesi publik NDR njoftoi se zjarri përfshiu kontejnerë me sulfur hidrogjeni, një substancë toksike dhe me erë të keqe, për këtë arsye zjarrfikësit dhe punonjësit e policisë në zonë duhej të mbanin aparate të frymëmarrjes./FolDrejt/