Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), gjatë këtyre dy ditëve parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, transmeton Fol Drejt.
IHK njofton se vranësirat parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Të premten do të ketë më pak riga, derisa dita e shtunë parashihet të ketë më shumë reshje, duke e përfshirë tërë territorin e vendit.
Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes. /FolDrejt/