Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë një njoftim në lidhje me statusin aktual të bllokut A3.
Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se më 31 gusht përfundon inspektimi i këtij blloku dhe fillon sanimi i tij, përcjell Klankosova.tv.
“Korporata Energjetike e Kosovës njofton se konform procedurave dhe praktikave, inspektimi i njësisë A-3 pritet të përfundojë më 31 gusht 2022 dhe menjëherë do të fillojë sanimi i kësaj njësie për kthim në punë”, thuhet në njoftim.
Ata kanë bërë të ditur se është siguruar rreth 70 % e energjisë si zëvendësim i mungesës së prodhimit të planifikuar të bllokut A3.
“Përndryshe, përkundër mungesës së madhe të energjisë në treg, për sot kemi arritur të sigurojmë rreth 70 % të energjisë si zëvendësim të mungesës së prodhimit të planifikuar të njësisë A-3”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.