Ministri i Kulturës për Kosovë, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim homologen nga Greqia, Lina Mendoni, ambasadoren e Zyrës Ndërlidhëse Greke në Kosovë, Heleni Vakali, udhëheqësin e Zyrës së Interesave të Kosovës në Athinë, Fitim Gllareva dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Gjatë këtij takimi është shprehur gatishmëri për aktivitete dhe veprime konkrete prej të dyja palëve, transmeton Fol Drejt.
“Të dyja palët shprehën gatishmëri për të kaluar në veprime dhe aktivitete konkrete. Ministrja Mendoni e ftoi ministrin Çeku në Athinë për të vazhduar diskutimet dhe konkretizuar bashkëpunimin”.
“Delegacioni nga Greqia do të kenë disa takime dhe vizita në institucione të kulturës dhe në monumente të trashëgimisë kulturore përgjatë vizitës së tyre zyrtare në Kosovë”./FolDrejt/