Forcat e sigurisë në Hungari kanë penguar 1.513 emigrantë të parregullt të hyjnë në këtë vend gjatë tre ditëve.
Në një deklaratë të policisë hungareze thuhet se 1.513 emigrantë të parregullt që tentuan të hynin në vend në tre ditët e fundit janë kthyer nga kufijtë, ndërsa 42 persona janë ndaluar nën dyshimin për kontrabandë me njerëz gjatë javës së kaluar, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Në deklaratë thuhet se nga data 30 maj deri më 5 qershor janë penguar të hyjnë në vend 3.846 emigrantë të parregullt dhe nga 6 deri më 12 qershor, 3.922.
Për të ndalur emigrantët e parregullt, Hungaria ka ngritur tela me gjemba në kufijtë me Serbinë dhe Kroacinë, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në rajonet kufitare dhe ka rritur dënimet për kalimet e paligjshme./FolDrejt/