Fol Drejt
E shtunë, 10 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KULTURË HISTORI

PERANDORIA FANTAZMË – QYTETI I KOSTANDINIT TË MADH, PJESA E DYTË

6 vjet më parë
in HISTORI, LIBRA, TË FUNDIT
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Nëse Toka do të ishte një shtet i vetëm, Kostandinopoja (Stambolli) do të ishte kryeqyteti i saj – Napoleoni

KOSTANDINOPOJA ISHTE KRYEQYTETI i asaj që sot historianët e quajnë “Bizanti” apo “Perandoria Bizantine”. Por termi “bizantin” është vetëm një emër i komoditetit, i krijuar pasiqë perandoria kishte pushuar së ekzistuari. “Bizantinët” kurrë nuk e kanë përdorur një term të tillë – ata e quanin veten romakë dhe ata ishin trashëgimtarët e një qytetërimi të madh, që dikur kishte sundimin e të gjitha tokave nga veriu i Anglisë deri në shkretëtirën siriane, nga Shtyllat e Herkulit deri në lumin Danub. Perandorët e Kostandinopojës ishin krenarë të ndjeknin vijën e paraardhësve të tyre deri tek Augustini ( perandori i parë romak, i njohur edhe me emrin Oktaviani).

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

Porosit Web Porosit Web
Kostandini i Madh – sipas të cilit kishte marrur emrin qyteti i Kostantinopojës(Stambollit)

Në kohën e Augustinit, qyteti i Romës ishte padyshim zemra e perandorisë, që kishte marrur edhe emrin e saj sipas qytetit. Përderisa shekujt po kalonin, qyteti i Përjetshëm u bë gjithnjë e më pak i rëndësishëm, shumë larg veprimit dhe parave. Pra, në vitin 330 pas Krishtit, perandori i njohur tani si Kostandini i Madh, rifilloi të gjithë projektin perandorak dhe ndryshoi kryeqytetin romak në lindje. Kostandini ishte në kërkim të një vendi ideal dhe e gjeti atë në qytetin e vogël grek të Bizantit, në udhëkryqin e Evropës dhe Azisë. Vendi ishte në një kep të rrethuar nga uji në tre anët, kështu që vendndodhja e saj ishte e mbrojtshme dhe kishte një bukuri të mahnitshme. Këtu Kostandini mund ta riemëronte perandorinë dhe ta kristianizonte atë, larg nga tradicionalistët në Romë. Fillimisht, qyteti u emërua Nova Roma – “Roma e Re” – por shumë shpejtë mori emrin e themeluesit të saj dhe u quajt Kostandinopoja, qyteti i Kostandinit. Me kalimin e kohës, romakët erdhën për të ndërtuar një qytet aq të madh, të fuqishëm dhe të bukur, që njerëzit nga e gjithë bota do ta përshkruanin atë si një pasqyrë të parajsës.

Kostantdinopoja(Stambolli) i lashtë – pikturë e periudhës së Perandorisë Romake

BOTA E HUMBUR e romakëve lindorë ishte disi e harruar nga perëndimi. Kemi mësuar që perandoria romake u copëtua në vitin 476, kur mbreti Romulus Augustini u largua nga froni i tij nga një prijës gjerman dhe u dërgua në një pension të parakohshëm. Përderisa kujtesa e sundimit romak në perëndim u zbeh, perandoria romake në lindje e vendosur në Kostandinopojë mbijetoi edhe për një mijë vjet të tjera. Arka e jetëgjatësisë së saj është një gjë e mrekullueshme, duke depërtuar në botën e lashtë deri në thellësitë më të mëdha dhe gjithashtu edhe në Epokën e Zbulimit. Përderisa Evropa Perëndimore ishte në luftë të vazhdueshme nëpërmjet mjerimit të Epokës së Errët, Kostandinopoja shpërtheu me dritë si një bastion i ligjit romak, kulturës greke dhe spiritualizmit të krishterë.

Qyteti u mbrojt nga fortifikimet më të përpunuara mbrojtëse në botë. Kostantinopoja u projektua në Detin e Marmarasë dhe në ngushticën e Bosforit, njëlloj si një thumb i madh. Dy të tretat e perimetrit të saj ishin të rrethuara nga uji. Një ushtri armiqësore nga toka mund të sulmonte qytetin nga një drejtim, dhe vetëm nga një drejtim i vetëm: shtrirja e tokës në anën e saj perëndimore. Pushtuesit që do të tentonin të përvetësonin këtë qytet do të ndaloheshin nga muret legjendare të Theodosit: një rrjet mbrojtës masiv me tre shtresa me gurë dhe mure me tulla, si dhe kulla që ishin një mrekulli e botës mesjetare.

Vazhdon…

Përkthyer dhe përpunuar nga libri “Ghost Empire – A Journey to the Legendary Constantinople” i autorit Richard Fidler

Përktheu dhe përshtati: Fisnik N. Muça

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Partia e mbështetur nga Vuciq, fiton zgjedhjet në veri

Lajmi tjetër

Prestigjiozja britanike: BE dhe përfaqësuesit shqiptarë në Ballkan duhet të bëjnë kujdes

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
TË FUNDIT

Asteroidi i sapozbuluar pritet të arrijë në pikën më të afërt me Tokën

26 Janar, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM