Në Shtime është raportuar një rast i dhunimit, ku viktima femër ka raportuar se para tre muajsh është dhunuar nga një person i panjohur për të.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se para tre muajsh ishte dhunuar nga një i dyshuar i panjohur për të. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, rasti në procedurë hetimore”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.