Një person është arrestuar nën dyshimet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 22:30.
Sipas raportit 24 orësh, thuhet se nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.