Përdorimi i armëve kimike nga Rusia në Ukrainë mund të nxisë NATO-n të rishqyrtojë vendimin e saj për të mos intervenuar në konflikt, ka thënë presidenti polak, Andrzej Duda për transmetuesin britanik, BBC, transmeton Fol Drejt.
I pyetur nëse beson se presidenti rus, Vladimir Putin mund të jetë duke u përgatitur për përdorim të armëve kimike, Duda ka thënë se “kjo është diçka që bota nuk e ka parë në këtë shkallë prej Luftës së Dytë Botërore”. “Nëse më pyesni nëse Putin mund të përdorë armë kimike, mendoj se Putin mund të përdorë gjithçka tani, sidomos kur është në këtë pozitë të vështirë”./FolDrejt/