Mikhail Mishustin thekson se shumë sfera janë nën presion, madje edhe qytetarët rusë jashtë vendit.
Perëndimi po përpiqet të “anulojë” Rusinë, për ta hequr atë nga harta e botës, tha sot kryeministri rus Mikhail Mishustin.
“Ndaj Rusisë po vendosen sanksione ekonomike dhe humanitare, diskriminimi dhe presioni po transferohen edhe te shkencëtarët, sportistët dhe punonjësit e kulturës ruse vetëm sepse ne po mbrojmë interesat tona kombëtare”, tha Mishustin.