Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, thotë se nuk ka rrezik që aleatët perëndimorë t’i mbarojnë armët për të mbështetur Ukrainën.
Duke folur me gazetarët pak më herët, ai tha se “ndryshe nga Rusia, e cila tashmë është izoluar”, Perëndimi mund “të rinovojë ose në të vërtetë të prodhojë një zinxhir të ri furnizimi, gjë që ne po bëjmë tani”, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.
I pyetur se si do të përgjigjet NATO nëse Rusia do të përdorte armë bërthamore në Ukrainë, Wallace tha se nuk do të spekulonte, por shtoi se anëtarët e aleancës së mbrojtjes po takohen për të siguruar gatishmëri “për çdo gjë që na hidhet”./FolDrejt/