Sipas njoftimit së Komisionit të BE-së, Borrell, koordinatori i Planit të Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit, do të jetë në Teheran më 24-25 qershor
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, do të vizitojë kryeqytetin e Iranit, Teheran, si pjesë e negociatave mbi programin bërthamor të Iranit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas njoftimit së Komisionit të BE-së, Borrell, koordinatori i Planit të Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit, do të jetë në Teheran më 24-25 qershor.
Borrell do të takohet me ministrin iranian të Punëve të Jashtme, Hossein Amir-Abdollahian dhe zyrtarë të tjerë iranianë.
Irani nënshkroi një marrëveshje për programin e tij bërthamor në vitin 2015 me pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Britaninë, SHBA-në, Kinën, Francën, Rusinë dhe Gjermaninë.
SHBA-ja u largua nga marrëveshja në vitin 2018, gjatë presidencës së Donald Trump. Pasi Joe Biden erdhi në presidencë, filluan negociatat me Iranin që SHBA-ja të kthehet në marrëveshje.
Megjithëse u arrit përparim i rëndësishëm në negociatat midis Iranit dhe palëve në marrëveshjen e programit bërthamor, të cilat filluan në Vjenë në prill 2021, bisedimet erdhën në bllokim për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura, veçanërisht kërkesës së Ushtrisë së Gardës Revolucionare të Iranit për t’u hequr nga lista e “organizatave të huaja terroriste” të SHBA-së. /FolDrejt/