Përfaqësuesi i instaluar nga Moska në rajonin e Khersonit, Vladimir Saldo, më 19 tetor njoftoi një “zhvendosje të organizuar të popullsisë civile” të Kherson në territoret “në bregun e majtë të lumit Dnipro”, shkruan The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
Ai tha se të gjithë përfaqësuesit kryesorë rusë, duke përfshirë edhe veten, do të lëvizin gjithashtu. Qyteti i Kherson ndodhet plotësisht në bregun e djathtë të lumit. Saldo nuk specifikoi saktësisht se ku do të zhvendosen apo deportohen njerëzit. Sipas tij, forcat ruse planifikojnë të zhvendosin 50,000–60,000 ukrainas. Kirill Stremousov, një nga përfaqësuesit kryesorë rusë në rajonin Kherson, tha më 19 tetor se forcat ukrainase së shpejti mund të fillojnë të avancojnë në Kherson dhe u bëri thirrje vendasve të iknin. /FolDrejt/