Federata e Futbollit (FA) të Anglisë njoftoi të dielën se Anglia nuk do të luajë asnjë ndeshje kundër Rusisë për një afat të pacaktuar.
“Nga solidariteti me Ukrainën dhe për të dënuar me gjithë zemër mizoritë që po kryhen nga udhëheqja ruse, FA mund të konfirmojë se ne nuk do të luajmë kundër Rusisë në asnjë ndeshje ndërkombëtare. Kjo përfshin çdo ndeshje të mundshme në çdo nivel të të rriturve, grupmoshave të reja apo atyre të para futbollit”, u tha në deklaratë.
Kështu, Anglia i është bashkuar edhe kombëtarëve të tjera të cilat refuzuan të luajnë në ndonjë ndeshje të mundshme futbolli kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës./FolDrejt/