Polonia ka refuzuar të luaj përballë Rusisë në përballjen e tyre në 24 mars të këtij viti për kualifikueset e botërorit “Katar 2022”
Këtë vendim e ka publikuar vetë presidenti i Federatës Polake të Futbollit, me anë të një postimi në Twitter, ku fton dhe dy kombëtaret e tjera, Suedinë dhe Republikën Çeke të bëjnë të njëjtën gjë.
Këtë vendim duket se e ka miratuar dhe vetë kapiteni i kombëtares polake, Robert Levandovski, i cili është shprehur: “Është vendimi i duhur!
Nuk e imagjinoj dot të luaj me Rusinë në një situatë të tillë, kur vazhdojnë sulmet ndaj Ukrainës. Futbollistët dhe tifozët rus nuk kanë të bëjnë me këtë, por ne nuk mund të hiqemi sikur nuk ka ndodhur asgjë”./FolDrejt/