Përfaqësuesja republikane në Kongresin Amerikan, Marjorie Taylor Greene, sot në një letër të hapur drejtuar Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së, Lloyd Austin, kërkoi të sqarojë informacionin nga dokumentet konfidenciale të zbuluara se rreth njëqind pjesëtarë të forcave speciale nga vendet perëndimore janë aktualisht në terren në luftën në Ukrainë, duke përfshirë një duzinë amerikanë.
Greene theksoi se Kongresi nuk e ka autorizuar kurrë praninë e ushtrisë amerikane në Ukrainë.
Ajo vlerësoi se prania ushtarake amerikane në Ukrainë tregon dëshirën e presidentit amerikan Joe Biden për të “zgjeruar armiqësitë midis dy fuqive bërthamore”, transmeton Fol Drejt.