Pas kundërpërgjigjes së kryeministrit Rama lidhur me raportin e Dick Martyt, të cilin ai e hodhi poshtë, ka reaguar përfaqësuesja serbe, Elvira Kovaq, e cila ka thënë se është e tronditur dhe se nuk ka përjetuar më herët diçka të tillë.
“Në emër të grupit jam e tronditur kjo ishte mungesë respekti ndaj kësaj organizate. Raporti që ju përmendët ishte raport jo nga Serbia apo Rusia por raport i kësaj organizate dhe është miratuar nga shumica dërrmuese, ndjesë kolegë, e di që ramë dakord të ju pyesja për Ballkanin e Hapur por është e pamundur pas fjalës suaj prej një ore, kam këtu 15 vjet dhe kurrë nuk kam përjetuar diçka të tillë” – ka thënë ajo./FolDrejt/