Instituti GAP ka publikuar disa të dhëna rreth aspektit të investimeve kapitale nga ministritë, për vitin 2022, shkruan Fol Drejt.
Në bazë të këtyre të dhënave, del që Ministria e Financave ka realizuar vetëm 2% të buxhetit të saj, për investime kapitale.
Performancë më të mirë ka pasur Ministria për Komunitet dhe Kthim e cila ka realizuar 98% të buxhetit të paraparë për vitin 2022.
Ua kujtojmë se deputetët opozitarë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kanë qenë të parët të cilët e kanë akuzuar Qeverinë e Kosovës për mungesë të këtyre investimeve.
Deputeti Avdullah Hoti e pat cilësuar si dështim total këtë aspekt të qeverisjes, duke thënë se “Sipas raportit të buxhetit për janar-shtator 2022, vetëm 21% e investimeve kapitale janë realizuar (158 mil nga 764 mil të planifikuara). Kjo është 29% më pak se më 2021 dhe 24% më pak se më 2020.”
Njohësit e zhvillimeve ekonomike konsiderojnë se pikërisht mungesa e këtyre investimeve, ka shkaktuar një zbrazëti në aspektin e qarkullimit të mjeteve, respektivisht zhvillimit ekonomik./FolDrejt/