Një person ka raportuar se dy vetura, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja, janë përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura.
Rasti ka ndodhur rreth orës 01:20, të datës 1 shtator, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, ndërkohë në afërsi të vendngjarjes është gjetur si provë materiale një bidon dhe një shkrepëse.
Rasti është nën hetime./FolDrejt/