Në korsinë jugore të autostradës A3 në Kroaci, sot ka rënë zjarr i madh në një kamion me targa sllovene, i cili po transportonte automjete të përdorura, i cili gjithashtu ka marrë flakë, njofton policia Sisak-Moslavinë.
Krahas kamionit, zjarri ka përfshirë edhe veturën, kështu që bëhet fjalë për dëme më të mëdha, transmeton Hina, duke thënë se nga zjarri nuk ka të vdekur.
Pas shuarjes së zjarrit nga ana e zjarrfikësve do të hetohet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit./FolDrejt/