Në qytetin e Prishtinës, dje me datë 27.03.2022 rreth orës 17:19 është raportuar një rast në polici, ku një autobus është përfshirë nga zjarri.
Rrethanat ende janë të panjohura, kurse në vendin e ngjarjes kanë dalur zjarrëfikësit duke e lokalizuar dhe shuar zjarrin, transmeton FolDrejt.
“Raportohet se ne rrethana deri më tani të pa njohura është përfshirë nga zjarri një autobus. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes, nga ana e zjarrfikësve është lokalizuar dhe shuar zjarri. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.