Një shtëpi në fshatin Restelicë, në Dragash është kapluar nga zjarri.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 14:50, transmeton Fol Drejt.
Siç bën të ditur raporti 24 orësh i policisë, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet./FolDrejt/