Një shtëpi në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës është përfshirë nga flakët.
Lajmin për këtë incident zjarri e ka konfirmuar edhe policia.
Flora Ameti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, teksa ka konfirmuar lajmin për klankosovën, ka thënë se nuk ka të lënduar.
“Sot rreth orës 12:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku është duke u djegur një shtëpi. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin” – ka thënë Ahmeti./FolDrejt/