PSG nuk do të rinovojë kontratën e Lionel Messit dhe ylli argjentinas mund të largohet nga klubi si lojtar i lirë në fund të sezonit.
Kështu pretendon L’Equipe, duke përfunduar historinë e dramës që lindi pasi Messi udhëtoi nga Franca në Arabinë Saudite pa lejen e klubit për të përmbushur detyrimin kontraktual për promovimin e atij vendi, për të cilin klubi e pezulloi atë, përcjell Fol Drejt.
Messi është promotori i Arabisë Saudite, për këtë merr para të mëdha dhe në atë vend ka udhëtuar vetëm pak orë pas humbjes befasuese nga Lorient në xhiron e fundit.
Dyshohet se ai priste dy ditët e zakonshme të pushimit pas ndeshjes të së dielës, por klubi vendosi të zhvillonte një seancë stërvitore të hënën në të cilën ai nuk ishte i pranishëm.
Për shkak të kësaj, PSG e pezulloi Messin për dy javë pa ndeshje dhe pa stërvitje, por edhe pa rrogë për atë periudhë.
Kanë mbetur vetëm tri ndeshje
Pesë ndeshje para përfundimit të kampionatit, PSG ka pesë pikë epërsi ndaj Marsejës së vendit të dytë. Sipas statisticienëve, Messi nuk është vetëm lojtari më i mirë i skuadrës, por edhe lojtari më i mirë në Ligue 1.
Me ardhjen e tij në PSG në vitin 2021, argjentinasi nënshkroi një kontratë dyvjeçare me një opsion për t’u zgjatur për një sezon shtesë.
Pas pezullimit, Messi ka vetëm tri ndeshje të tjera për PSG-në dhe më pas vendimin për të vazhduar karrierën. Gjithnjë e më shumë po përmendet rikthimi i tij te Barcelona./FolDrejt/