Mezi pres pas 25 vitesh të rikthehem për të bërë një mandat të dytë si President i Republikës, tha Ilir Meta në fjalën e tij në Konventën Kombëtare të LSI-së.
“Dje, siç kisha bërë premtimin publik, dorëzova sipas Kushtetutës detyrën më të lartë të shtetit, atë të Presidentit të Republikës. Pata eksperiencën e të provuarit të tre pozicioneve më të larta, kryeminstrit, kryetarit të parlamentit dhe Presidentit. Jam ndjerë më mirë në detyrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Mezi pres pas 25 vitesh të rikthehem për të bërë një mandat të dytë.
“Deri atëherë, Shqipëria duhet të mbushet nga energjia e të reja dhe të rinjve dhe mbi të gjitha nga energjia e të rinjve, sepse situata është kritike”. /tch/