Dy persona kanë përfunduar në spital, pasi që u nxorën prej rezervuarit të çokollatës në fabrikën Mars M&M, ku kishin rënë ditën e enjte në Pensilvani.
Në një prononcim për CNN, ndihmës mbikëqyrësi Nick Schoenberger i Lancaster County 911 Dispatch, bëri të ditur se të dy pacientët janë transportuar në spital, përcjell Fol Drejt.
“Një pacient u transportua përmes mjeteve tokësore dhe një person u transportua me helikopter”, tha Schoenberger.
Nuk dihet shkalla e lëndimeve të tyre./FolDrejt/