Polonia ka përfunduar ndërtimin e murit prej çeliku në kufirin e saj me Bjellorusinë, të cilin filloi ta ndërtojë për të mbajtur jashtë emigrantët.
Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki ka inspektuar në vend murin prej çeliku të përfunduar në kufirin e saj me Bjellorusinë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një deklaratë, Morawiecki mbroji idenë e tij se shenja e parë e luftës në Ukrainë është sulmi i presidentit bjellorus Alexander Lukashenko ndaj kufirit të Polonisë.
“Muri të cilin Qeveria e Polonisë filloi ta ndërtojë në muajin janar është pjesë e luftës kundër Rusisë”, tha Morawiecki duke shtuar se ka përfunduar muri prej çeliku i cili u ndërtua me një lartësi 5.5 metra dhe gjatësi prej 186 kilometra në kufirin me Bjellorusinë.
Morawiecki rikujtoi se kanë hapur dyert e tyre për miliona emigrantë ukrainas. “Ne sot mund ta ndihmojmë Ukrainën falë largpamësisë tonë politike”, tha ai.
Ndërsa mbrojtësit e të drejtave të njeriut kanë reaguar ndaj qeverisë e cila pranon emigrantët e krishterë dhe refuzon emigrantët muslimanë./FolDrejt/