Ka përfunduar takimi mes Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj Zvicerane, një përballje kjo ku gjithçka ishte e barabartë, përfshirë edhe rezultatin 1-1
Ishin të parët Dardanet ata që pëmes sulmuesit, Milot Rashica (52′) realizuan golin e avantazhit, pas një gabimi në fazën e mbojtjes te nikoqirët.
Nuk vonoi shumë, më saktë 9 minuta pas avatazhit të Dardanëve, mbrojtësi zviceran, Jordan Lotomba “zhvleftësoi” golin e Kosovës, duke barazuar rezultatin.
Në përbërjen e zviceranëve u paraqiten edhe yjet me origjinë nga Kosova, Shaqiri, Xhaka e Zeqiri.
Në minutën e 81-të të ndeshjes u aktivizua sulmuesi kosovar i Zvicrës, Andi Zeqiri, i cili hyri në lojë mes fishkëllimave të tifozëve kosovarë. Xhaka u zëvendësua në minutën e 63-të. Mesfushori nga Kosova u pa duke dalë i nervozuar nga ndeshja. Kurse, Shaqiri është duartrokitur gjatë largimit nga fusha në minutën e 75-të.
Vlen të theksohet se në këtë takim nuk pati VAR.
Kujtojmë se, Kosova pesë ditë më parë mposhti thellë 5:0 Burkina Fason në stadiumin “Fadil Vokrri”
Ballafaqimi mes Zvicrës dhe Kosovës është e fundit për dy reprezentacionet në kuadër të ciklit ndërkombëtar të muajit mars.
Dardanët vijnë nga një fitore me Burkina Fason me rezultat 5-0, ndërsa Zvicra kishte pësuar humbje me Anglinë me rezultat 2-1.
/Insajderi.org