Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se sot ka pëfunduar me sukses programi “Vajzat në TIK 2023”, shkruan Fol Drejt.
“Përmbyllëm me sukses, për 6 ditë, me 35 organizata dhe kompani partnere, dhe me më shumë se 70 aktivitete, edicionin e dytë #VAJZATNËTIK23. Jemi krenarë me entuziazmin dhe pasionin e çikave tona për të zhvilluar sektorin e TIK-ut në vendin tonë.”, shkroi Rama në Twitter.
Rama shtoi se ato do të jenë lideret e së ardhmes, ndërsa tha se institucionet do t’ua japin përkrahjen e nevojshme.
Ai falënderoi Nënkryetaren e Prishtinës, Donjeta Sahatçiun dhe të gjitha organizatat dhe kompanitë partnere për punën e palodhshme në realizimin e këtij edicioni fantastik. /FolDrejt/