Epidemia e Ebolës, e cila filloi në Ugandë në shtator të vitit 2022, ka përfunduar.
Ministrja e Shëndetësisë e Ugandës, Jane Ruth Aceng, foli në ceremoninë e zhvilluar së bashku me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) me rastin e përfundimit të epidemisë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Aceng tha se epidemia në Ugandë u vu nën kontroll me sukses.
Duke theksuar se ende nuk dihet saktësisht se si filloi epidemia, ministrja Aceng tha se hetimi për burimin e saj është bërë me partnerë vendas dhe ndërkombëtarë.
Aceng tha se që nga 19 shtatori 2022, ka pasur 155 raste, 143 prej të cilave të konfirmuara, si dhe 55 vdekje.
Duke qenë se asnjë rast nuk u konstatua 42 ditë pas paraqitjes së rastit të fundit, 11 janari u konsiderua si dita kur përfundoi epidemia.
Ebola, e cila shkakton një lloj ethe hemorragjike, u shfaq për herë të parë në vitin 1976 në epidemi të njëkohshme në Nzara, Sudan dhe Yambuku, Republika Demokratike e Kongos.
Ebola ishte përhapur në Afrikën Perëndimore në vitin 2013. Në epideminë në Guinea, Liberi dhe Sierra Leone në vitet 2014-2017, 30 mijë njerëz u infektuan me virus dhe më shumë se 11 mijë nga pacientët humbën jetën./FolDrejt/