Në fundjavën e kaluar, më datën 11-12.04.2020, përfundoi gjendja e krizës në territoret e Komunave Dibër dhe Qendër Zhupë. Në seancën e sotme, Qeveria e RMV, me propozimin e SHKKK, vendosi të shfuqizojë të gjitha masat shtesë të parashikuara për territoret e lartëpërmendura për dy komunat që ishin në fuqi, sipas planit të veprimit të përgatitur më datën, 13.03.2020 me hyrjen në fuqi të gjendjes së krizë, e shpallur për një periudhë prej 30 ditësh, Që nga sot, për Dibrën dhe Qendër Zhupën në fuqi janë vetëm masat që vlejnë për gjithë vendin.
Nga aspekti epidemiologjik, shpallja e gjendjes së krizës ka kontribuar në faktin se, në 10 ditët e fundit, nuk kemi raste të reja të personave të infektuar me koronavirus. Bilanci i deritanishëm, shpresojmë që të jetë përfundimtar, si vijon:
Nga 49 pacientë të konfirmuar me COVID 19 – 16 janë shëruar, 4 të vdekur, 8 janë në pritje të rezultateve të testit të dytë, kurse 29 pacientë janë në trajtim shtëpiak.
Stafi mjekësor, si ai vendas, ashtu edhe ata që erdhën për të ndihmuar nga vendet e tjera të vendit, meritojnë mirënjohjen dhe lavdata më të mëdha për gjithçka që kanë bërë dhe po bëjnë për qytetarët e Dibrës dhe Qendë Zhupës.
Do të lavdëroja publikisht autoritetet lokale të udhëhequra nga kryetari i Komunës Dibër, Hekuran Duka, përndryshe me profesion mjek, i cili, në bashkëpunim të ngushtë me njësitë rajonale të institucioneve qendrore, gjatë gjithë kohës maksimalisht ishin të angazhuar për të menaxhuar në mënyrë efektive me situatën. Përmes Shtabit Komunal të Krizave dhe mbështetjes maksimale të njësisë rajonale të Qendrës për Menaxhim me Kriza, ishim të informuar çdo ditë për gjithçka që po ndodhte.
QMK përmes pjesëmarjes në mbledhjet e SHKKK, çdo ditë i përcolli kërkesat e paraqitura nga rajoni i krizës, dhe mund të konstatoj se 95% të kërkesave (të dokumentuara përmes raporteve ditore) u përgjigjën dhe u vepruan.
Faleminderime edhe për pjesëtarët e MPB-së, Armatës së RMV, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Kryqit të Kuq, organizatave humanitare joqeveritare dhe të gjithë të tjerëve që dhanë kontributin e tyre të madh në tejkalimin e krizës.
Urimet më të mëdha i meritojnë qytetarët e Dibrës dhe Qendër Zhupës që maksimalisht i respektojnë të gjitha masat e miratuara nga institucionet e sistemit. Durimi i tyre dhe vetëdija e lartë qytetare kanë kontribuar që të kemi një numër relativisht të vogël të infektuarve dhe të vdekurve.
Kohën më të vështirë e kaluam në Dibër dhe Qendër Zupë, të shpresojmë dhe të punojmë që ta kalojmë sa më shpejt në të gjithë vendin, përmes disiplinës dhe vetëdijes së lartë qytetare.